Kur në sulm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara, Kështjellat e sintaksës S'i muar, që s'i muar.
Në bedena poemash Popullore mbetën Kufoma divanesh e Kufoma bejtesh.
Kur panë se gjuhës S'i hodhën dot prangat, Lëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash...
Në përçartje ta kthenin Në delir në jerm, Ishin vite të rënda, Ishin shekuj plot helm.
Të të bënin ty, donin Shqipëri memece, Po ja erdhi Naimi, Si yll mbi ty ecte.
Dorën e zbehtë Mbi ballë të vuri, Të të hiqte zjarrllëkun Prej të sëmuri.
Dhe vdisnin pjesëzat, Thaheshin merimangat, Ndriste si perlat Poezia e madhe.
Kjo gjuhë, që provoi Akrepët e shkretëtirës, Ç'do të thotë përçartje E di, oh, e di mirë. E di ç'do të thotë
Kllapi hermetizëm, Qoftë e ardhur nga Roma, Qoftë e ardhur nga Parisi.
Kjo gjuhë martire, Lehonë e përjetshme Që lindi mes dhimbjesh Art të pavdekshëm
|