| Një zok të bukur zuri një djalë, Ay po dridhej dh'e i thosh ca fjalë: "Nukë të vjen keq që jam i mitur, Si ti i vogël e s'jam dhe rritur? Jam bir i vetëm e mëma më pret, E kam lënë keq brenda në folet. Dheu me dëborë qjith' u mbulua, Më s'ka mbetur dhe gjëkunt pothua! Vuanj i gjori dit' edhe natë E s'gjenj dot asnjë druthë të thatë! E sheh sa u prish fort i shkreti mot, Urie vdiqmë, më s'durojmë dot, Zemërsë sime i lidhe gur, Po mëm' e zezë q'ësht' e sëmurë? Kërkonj e kërkonj, e kam që dije Që s'munt të gjenj dot gjëzë t'i shpije. Ah! kjo e keqe këtu më pruri, E gracka jote ra e më zuri!
|
Aucun commentaire pour l'instant, soyez le premier à laisser un commentaire.