Intervistë e Adelina Kukit : Arsimimi i gjuhës Shqipe në gjimnazet e Zvicrës ?




E diplomuar me Bachelor për Gjermanistik nga fakulteti Sorbonne, në Paris, dhe me Bachelor  nga Instituti Universitar Inalco për Gjuhën Shqipe dhe Historinë e Ballkanëve dhe duke magjistruar tani për studime politike dhe evropiane në Universitetin e Freiburgut, në Zvicër, Adelina Kuki është ajo që ka propozuar idenë e një projekti, i cili synon të integrojë arsimimin e gjuhës Shqipe si opcion në gjimnaz.





Me pak fjalë, mund të n’a tregoni çfarë synon iniciativa juaj ?


Kjo masë do të kishte sidomos si synim arsimimin e gjuhës Shqipe, me qellim që të vlerësohen aftësitë gjuhësore të secilit, duke propozuar edhe mësimin e kësaj gjuhe, si është me shumë gjuhë të tjera, megjithëse nuk janë kombëtare. Prandaj, kjo masë do të mundësonte vlerësimin e diturisë dhe do të dhuronte njëkohësisht një vlerësim më të saktë të aftësive në tregun e punës.


Mund të konsiderohët që suksesi i  të rinjëve, që janë në gjimnaz është më i madhë se nëpër shkolla tjera, atëherë përse mos të zhvillohet kjo iniciativë në shkolla tjera ?


Idealisht, shpresojmë edhe ne në fakt, që kjo masë duhej të shtrihej edhe në institucionet e tjera arsimore pa ndallim fare, megjithatë zbatimi i saj kërkon një koordinim të mirë, nga ky shkaku do të ishte me i përshtatshem, që të koncentrohemi në fillim mbi një shkollë « eksperimentale » (pilotë), pastaj nje kanton « eksperimental » dhe këshu me rradhë, që të sigurohemi që një projekt i tillë mund të ketë sukses.


Si mund të shpjegoni faktin që disa gjuhë si rusishtja, kinezishtja, spanjolishtja ose gjuha japaneze janë aktualisht të studjuara mbrenda mësimëve fakultative, dhe që ende nuk ështe fakti i njëjtë për gjuhën Shqipe, meqë ajo është në pozitën e dytë sa i përket gjuhës së huaj më të përdorur në Zvicër ?


Shoqëria ka si ligj të përgjithshëm, një pikëpamje ekonomike të arsimimit, ku teorija liberale e tregut të lirë mbizotëron. Të mbështetemi tek gjuha kineze si shembull, sot delokalizimet drejt Kinës janë të shumtë dhe një pjesë e madhe e importimeve, është e prodhuar në Kinë. Studimet vlerësojnë që pas 10 vitësh, gjuha kineze do të flitet më shumë se gjuha angleze. Nga kjo arsyeja, lobuesit kanë një rol të veçantë. Për më tepër, sot shumë arsimtarë luftojnë për t’a mbrojtur arsimimin e latinishtës, e cila është e kërcënuar në shumë gjimnaze. Është e qartë që është një gjuhë e vdekur, por simbol i historisë linguistike të shumë gjuhëve tjera. Mungesa e koordinimit ndërmjet aktorëve të ndryshëm të komunitetit është një problem shumë i madhë tek Shqiptarët në Zvicër, dhe ka për rrjedhojë, vështirësinë për t’i mbrojtur interesat e komunitetit Shqipëtar në gjerësi, interesat e gjuhës, me një fjalë interesat e çdo Shqiptari në mënyrë individuale.


Zvicëra nuk ka Ministri të Arsimit, këshu që çdo kanton e ka një fushë të lirë veprimi sa i përket zgjedhjës së mësimeve që mund të propozojë, kurse Konfederata thjeshtësisht saktëson një kuadër, që të jetë diplomi i maturës i njohur. Këshu që, çfarë peshë do të ketë ky kurs fakultativ në një program që moti i ndërtuar dhe i strukturuar në nivelin e notave për marrjën e diplomës ?


Konfederata nuk është frenë për këtë iniciativë. Në kuadër të maturës, mirrën parasysh kurse të obligueshme dhe ata që nuk janë. Aktualisht, u mundësohet nxënësve të zgjedhin një bashkësi mësimesh mbrenda një liste të caktësuar. Prandaj, do të mjaftonte shtesa e gjuhës Shqipe, kësaj liste. Kjo notë pastaj vetëm do t’i shtohej notës mesatare me koeficientin që kanë zakonisht opcionet. Dhe më në fund, do të mjaftonte të marrim si shembull, ç’është bërë aktualisht për gjuhët si kinezishtja dhe rusishtja.


Si do të jetë i definuar programi i mësimeve ?


Duke u mbështetur tek funkcionimi i standardeve të ndryshme evropiane, si për shembull për kurset e gjermanishtës apo anglishtës, do të jetë e nevojshme që të caktësohen tre nivel të gjuhës dhe të bëhët një ndallim ndermjet lëmive që janë drejtshkrimi, zgjedhimi, dhe gramatika. Më larg, nënkutpohet që do të duhejë të përkushtohenin disa orë mësimesh, prodhimit gojor dhe shkrimor, me qellim përfundimtar, që edhe gjuha Shqipe të ketë një mjet vlerësimi për nivelin e aftësive.


A do të jetë ky opcion, i propozuar të gjithëve pa ndallim prejardhje apo vetëm Shqiptarve ?


Synimi i kësaj iniciative është që gjuha Shqipe të jetë e hapur për secilin njeri që shpreh dëshirë, dhe që të jetë e njohur si Gjuhë në vete edhe në Zvicër. Këshu që përgjigja, është Po. Por do të duhejë të krijonim nivel të ndryshëm që t’i jepët mundësia secilit të përmirësohët sipas njohurive të para.Gjë që ekziston në Inalco, Institut Universitar në Paris, i cili propozon një specializim në letërsi, në dialektologji dhe në gjuhën Shqipe.


Disa shoqata shqipëtare mbrenda tërë Zvicrës propozojnë që moti, por edhe tani kurse të gjuhës Shqipe dhe kjo që nga klasa e parë gjer në fund të shkollës së obligueshme. Kjo iniciativë, a nuk rrezikon krijimin e një konkurence ose diskreditimin e kursëve të falura nga shoqatat ?


Iniciativa nuk është asesi një mjet për të zënë në kurth ose për t’u bërë konkurencë shoqatave, por është më shumë për t’i vlerësuar këto të fundit dhe për t’u falur dëshirë të rinjëve që të marrin më shumë pjesë në këto shoqata, ku mund t’a mësojnë gjuhën. Këshu që synimi mbetët i njëjtë por një qellim tjetër i është shtuar, i cili është vlerësimi i aftësive përmes njohjës së diciplinës nga institucioni shkollor. Siç e theksoja më parë, të vlerësohet niveli i njohurive linguistike. Shumë të rinjë flasin Shqip në mënyrë të rrjedhshme por ç’na mundëson t’a vlerësojmë nivelin e tyre faktik ? Sipas meje, aftësia për t’u shprehur pa ndjerë kufizime në prodhimin shkrimor, si ne prodhimin gojor, dhe për të pasqyruar mendimet në mënyrë të qartë. Tani për tani, situata nuk është e tillë për shumë Shqiptarë, të cilët janë rritur apo kanë lindur larg mëmëdheut, gjë e cila përpos frustracionit të sjellur, mund të krijojë një frenë psikologjik dhe mund të ketë pasoja të rënda dhe të dëmshme  në tregun e punës.


Disa shtete si Franca, Belgjika apo Gjermania e kanë miratuar që moti një masë të tillë, mund të thuani më shumë në lidhje me të ?


Faktikisht, në Francë për shembull, 6 muaj para provimit të maturës, një maturë eksperimentale është e zhvilluar për t’i vlerësuar njohuritë e nxënësve. Pikërisht gjatë kësaj periudhe, nxënësit kanë mundësinë që të zgjedhin për maturën e vërtet opcione mbrenda një liste, ku qendrojnë propozime të ndryshme, siç është gjuha Shqipe. Çdo degë ka natyrisht një koeficient të ndryshëm mbrenda notës përfundimtare, dhe mësimet fakultative e kanë rrjedhimisht një koeficient më të ulët. Për më tepër, për t’a ndërlidhur me pyetjën tuaj, në Francë, kjo fonkcionon shumë mirë dhe nuk krijon asnjë problem me shoqatat.


Ç’do t’u sjellë më shumë nxënësve ky kurs fakultativ ? A nuk është vetëm një mjet fitimi pikësh ?


Pikësëpari është një mjet për t’i motivuar që t’i përmirësojnë njohuritë e tyre në gjuhën amtare, nga shkaku që nxënësit do të jenë të notuar. Gjë e cila, është motor integrimi, jo të papërfillshëm, sepse do të jetë mbrenda sistemi shkollor zvicëran. Pikësëdyti, kjo do tî mundësojë gjuhës Shqipe, që të jetë e konsideruar e barabartë, si një aftësi tjetër e cila do të qendronte në C.V, me qellim që punëdhënësit t’i gjykojnë kandidatët duke i përfshirë të gjitha cilësitë e tyre. Kjo do të ketë njëkohësisht si pasojë, mosmohimin e ekzistencës së gjuhës Shqipe, duke theksuar që nuk ka dhe nuk mund të ketë hierarki ndërmjet gjuhëve, apo mbrenda diturisë. Integrimi duhet të jetë interaktiv, në rast që dëshiron të jetë i ballafaquar me sukses, këshu që Zvicëra ështe ajo e cila duhet të dhurojë një kuader, i cili e ndihmon dhe e mundëson integrimin.


Atëherë kuptojmë mirë që këta kurse do të ishin vetem fakultativë dhe nuk do të ndikonin apo synonin që nxënësit t’a kalojnë tërësinë e maturës në gjuhën e tyre amtare, por a nuk do të rrezikonte të sjellte një komunitarizëm ?


Do të ishte e tillë, po t’i zëvëndësonte Shqipja, gjuhët kombëtare, por e tillë nuk do të jetë, kështu që rrezik nuk ka. Vetëm do të shtohet dhe do të jetë komplementare.


Megjithatë, mbetet një pyetje teknike. Për të dhënë mësim në gjimnaz, një arsimtar duhet të ketë një diplom universitar dhe një formacion pedagogjik, të njohura nga Konfederata. A mendoni që ka mjaft arsimtarë, të cilët janë të aftë për të dhënë mësime të gjuhës Shqipe me cilësi, të cilet i përmbushin këta kushte ?


Falë Deklaratës së Bolonjës, diplomat në Shqipëri janë të njohura edhe jashtë vendit. Këshu që do të mjaftonte punësimi i njerzëve të cilët janë të diplomuar në Shqipëri dhe jetojnë në Zvicër që mjaft kohë, për t’a njohur edhe shtetin zvicëran. Sa i përket formacionit pedagogjik, është gjithherë e mundur të specializohen, për t’a fituar të drejtën për të dhënë mësim.


Të rinjët me origjinë të huaj, dhe mbrenda tyre, edhe disa të cilët kanë lindur apo janë rritur në Zvicër, janë shpeshherë në dështim shkollor. Si e shpjegoni këtë dukuri ?


Një studim sociologjik në vete nuk do të ishte i mjaftueshëm për t’i shpjeguar të gjitha arsyejet që sot për sot n’a ballafaqojnë me këte situatë. Për vetën time, duke u mbështetur tek fazat e ndryshme të emigrimit shqipëtar në Zvicër, ai ka qenë shkaktuar nga situata politike dhe ekonomike. Prandaj, duke e ndërlidhur këtë element me faktin që prindërit që kanë dëshiruar t’u dhurojnë fëmijëve të tyre kushte jetësore më dinjitoze, nuk kanë patur vet rastin që të kenë përvoje me sistemin e arsimit mesatar apo universitar, tregon dëshirën e tyre, që së paku fëmijët e tyre t’a kenë ketë fat. Në këtë mënyrë, mund të pohojmë që në krahasim me numrin e imigrantëve shqipëtarë në fazën e parë, i ulët ishte numri i tyre, i cili ishte i arsimuar. Pikësëdyti, pyetjet ekzistenciale, kur kanë ardhur, por edhe pastaj, kanë qenë të lidhura me çeshtje materiale, këshu që pavetëdijësisht, edhe fëmijët e tyre kanë vendosur që t’i shurktojnë apo kufizojnë studimet e tyre, për të qenë sa më shpejt në tregun e punës, sepse hapësira e studimëve të gjata dhe të larta, bie në kundërshtim me kërkesën e tyre të parë. Nga ky shkaku, guxoj të flas për determinizëm social, meqë duhet  gjithherë nuancuar gjërat, sepse asgjë nuk mund të jetë e përgjithësuar.


Më herët, më keni thënë që disa të rinjë janë në qendër të mosintegrimit (apo integrimit të paplotësuar) në shoqërinë strehuese, dhe që në rastin e komunitetit shqipëtar, mund të flasim edhe për një mosintegrim të dyfishtë. Mund të shpreheni më shumë mbi këtë dukuri ?


Njohuria e një gjuhe e ka një rol kryesor në çfarë mund të quhet „integrim“, dhe ndjenja e përkatësisë, meqë mbetët një e dhënë subjektive, mund të ndikojë thelbësisht në një anë apo në ne një tjetër, tek veprimet e individit. Sa i përket komunitetit shqipëtar, pjesë e rëndësishme të Shqiptarëve pranon me keqardhje ndjenjën e kufizimit në gjuhën Shqipe, gjë e cila pashmangësisht bën që të jenë të cilësuar si « Shqiptarë nga diaspora ». Në pjesën dytë, kam përshtypjën që shpeshherë mosnjohuria apo njohuria e pamjaftueshme e gjuhës Shqipe, do të ketë një ndikim kontraproduktiv mbi interesën e tyre, për t’u interesuar me pasion para secilës vepër historike, ekonomike, filozofike apo letrare në gjuhën Shqipe. Këshu që, meqë shumica e Shqiptarëve cilësohet si Shqipëtar dhe « patriot » në mënyrë sipërfaqësore, shumë pak mund të pohojnë të posedojnë një njohuri të thellë të kulturës sonë të lashtë. Kjo mosnjohuri do të ketë një ndikim tek mosinteresimi për mediat shqiptare, dhe si pasojë, tek interesimi për mediat ndërkombëtare, të cilat e trajtojnë vetëm shkurtimisht situatën në shtetet shqipfolëse. Prandaj, kjo mosnjohuri precize e lajmeve dhe trashigimit të diturisë shqipëtar, kanë një ndikim të drejtpërdrejt dhe të pashmangshëm tek ndjenja e secilit të përkatësisë.

Nga ana tjetër e pasqyrës, mosnjohuria e Historisë dhe shoqërisë zvicërane përmes përdorimit të mediave dhe mjetëve tjera, ndërlidhur me faktin që disa Shqiptarë kufizohen dhe këmbëngulin duke bërtitur me zë të lartë që janë Shqipëtar ( meqë njohja shkencore e Kulturës së Shqiptarizmit është shumë rallë e njohur si do të duhejë të ishte), më bën të flas për një mosintegrim të dyfishtë në shoqërinë strehuese dhe në shoqërinë shqipëtare, nga kjo arsyeja synoj që Institucioni shkollor zvicëran të integrojë mbrenda tij edhe kulturën Shqipëtare, pa e kundërshtuar integrimin por duke marrur pjesë në të.


Dhe prindërit ? A nuk kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur ?


Natyrisht. Të marrin parasysh rëndësinë e një mase të tillë, për një njohuri më të mirë të gjuhës Shqipe, dhe rrjedhimisht për një komunikim të lehtësuar me fëmijët e tyre por edhe kuptimi i rëndësisë së këtij projekti për integrimin e fëmijve të tyre në sistemin shkollor zvicëran, kërkon nga prindërit, që t’i motivojnë fëmijët e tyre në këtë drejtim, dhe përse jo t’u shpjegojnë që njohuria e gjuhës amtare është thelbësore për t’a cilësuar vetën si Shqipëtar.


Mund të presim që të gjithë nuk do të pajtohen me këtë projekt. Cilët mund të jenë argumentët e kundërshtarëve ?


Këta argumente mund të jenë të lloj-llojshëm, dhe më i ashpëri i tyre mund të jetë pohimi që komuniteti shqipëtar kërkon të zhvillojë komunitarizëm në vend që të synojë të integrohet. Kundërshtarët mund të kenë pyetje mbi karakterin legjitim e këtij projekti dhe mbi pasojat pozitive në zhvillimin ekonomik siç e mundëson arsimimi i kinezishtës apo rusishtës. Pikësëdyti, do të pohojnë që shoqatat e kanë këtë përgjegjësi dhe që të huajtë duhet të përpiqen të integrohen. Do t’i bëjnë këta pohime por duke harruar që integrimi është një proces interaktiv. Shkolla, si vend i diturisë, pa dallim origjine apo feje, ka edhe ajo një rol për të luajtur, në lidhje me integrimin dhe ndarjën e diturisë.


Siç e theksoni, arsimi, përveç pasojave pozitive që do të sjellë, do të ketë edhe një kosto dhe shtron pyetjën e financimit. A mendoni që disa institucione shkollore apo disa kantone do të pranonin të financojnë zbatimin e këtij projekti ?


Nëqoftëse ata të cilëve mund t’ju drejtohet kjo masë, nuk shprejnë dëshirë për të, pa dyshim që asnjë institucion shkollor apo arsimor nuk do të ketë gaditshmëri për t’a zhvilluar një projekt të tillë dhe për t’a mbështetur sidomos financiarisht. Në këtë mënyrë, një peticion do të ishte e mirëseardhur, jo për t’a shprehur kundërshtimin por thjeshtësisht për t’a dëshmuar interesën ndaj këtij projekti.


Sa i përket kantoneve apo gjimnazeve, çfarë do të ishin pasojat pozitive e këtij projekti ?


Rrjedhojat nuk do të kufizohenin vetëm shkollave por edhe kantoneve në gjerësi, meqë fillomisht nota të mira në gjuhën Shqipe do të kenë pashmangësisht ndikim pozitiv tek vullneti i tyre për t’u përmirësuar edhe në lëmi tjera, këshu që përqindja e suksesit të përgjithshëm të shkollës do të ishte bukur më i lartë. Pastaj do të ndikonte edhe tek marrëdhënjet më harmonioze në shoqëri ndërmjet komunitetit shqipëtar dhe zvicëran, sepse vlerësimi nga të rinjët shqiptarë, që sistemi zvicëran miraton një masë konkrete ndaj tyre, por edhe ndaj vetëvetës, pa u ndjerë të diskriminuar për shkak të përkatësisë etnike, do t’i motivon domosdoshmërisht për t’u ndjerë më të integruar dhe më pak në kundërshtim me sistemin zvicëran « nga principi ». Pikësëdyti, t’u dhurohet punëdhënësve mundësia për t’a patur një standard zyrtar mbi njohuritë gjuhësore të punëtorëve të ardhshëm, është vetëm pasojë pozitive mbasi pasqyruese e cilësisë.


Disa shkolle apo kantone a kanë shprehur më parë konkretisht dëshirë për t’a zhvilluar një projekt të tillë ?


Asnjë shkollë zvicërane ende nuk ka shprehur vullnet për një masë të tillë, jo nga mospatjimi por saktësisht dhe thjeshtësisht sepse ideja duhej të vinte nga komuniteti shqipëtar. Nga ky shkaku thërras dhe shpresoj që kjo masë do të jetë e mbështetur së paku nga komuniteti shqipëtar.


Po të kishit mundësinë të n’a jepni një argument, i cili do e mbështete këtë projekt, ç’do të ishte ?


Komuniteti shqipëtar shtrihet mbi teritorët-fëmijë rreth Shqipërisë aktuale, por edhe çdokund në botë, prandaj gjuha jonë nuk është asesi e rrallë dhe pozita e saj gjeostrategjike e vendos në qendër të vëmendjës botërore. Pushteti i tyre, meqë ende jo i identifikuar si duhet, mund t’a shënderronte në një të ardhme relativisht të afërt, si një partner më të rëndësishëm në marrëdhënjet politike, ekonomike, apo tregtisë dhe sidomos në marrëveshjet kulturore. Të quhesh Shqipëtar, dhe të kesh aftësinë për t’a ndarë pasurinë kulturore shqiptare me zvicëranët, kërkon nga ata, që t’a kenë një njohuri të saktë të gjuhës së tyre dhe nëqoftëse mundësia u jepet nga vendi strehues, duhet t’a shfrytëzojnë. Dhe kjo është në interes edhe të Zvicrës dhe imazhit të tij, si shtet ndërkombëtar.

Intervistë e përkthyer nga
Adelina


Traduction de l'interview en français

Commentaires (0)

Aucun commentaire pour l'instant, soyez le premier à laisser un commentaire.

Ajouter un commentaire
Code incorrect ! Essayez à nouveau